Personazhet e njohur në botë ndahen në dy kategori të mëdha sa u përket dasmave: ata që ndajnë çdo detaj të ceremonisë me të gjithë dhe ata që ndërtojnë një “kafaz” rreth vetes pa lënë asnjë hapësirë për kureshtarët. Albani dhe Miriami, si natyra, janë në grupin e dytë, por presioni i realitetit është kaq i madh saqë është e kuptueshme për ta të mos e gjejnë ende veten.
Këtë përgjigje ktheu sonte sërish Miriami pas pyetjes së fëmijëve të Piter Panit: “A do të bëni dasmë ju?” “Besoj se po, do të bëjmë dasmë. Ne kemi 11 vite bashkë dhe kemi disa vite që e themi këtë përgjigje. Pastaj thamë të rritet edhe pak Ameli. Por një ditë do të ndodhë”, – tha Miriami dhe pas kësaj, u detyrua të shpjegojë edhe qëndrimin e saj dhe të Albanit për ceremoninë e martesës: “Ne jemi tipa të rezervuar, duam që gjithçka të jetë intime, vetëm familjet tona, por për këtë jemi në “luftë” me ralittetin” – tha këngëtarja, por me bindje konfirmoi që dasma do të vijë.
Koha është ende e papërcaktuar, por ndoshta kjo do të ndodhë para se Ameli të bëhet me një motër a një vëlla.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.