Dauti: Do të hapim çerdhe dhe shkolla të reja




Kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës Bardhyl Dauti, gjatë shpalosjes së programit të tij politik tha se prioritet për të si kryetar komune do të jetë zhvillimi i Arsimit.

Dauti premtoi ndërtimin e shkollave, pajisjen e tyre me aparaturat e nevojshme, revitalizimin e bibliotekës së qytetit, punësimin e mjekëve, stomatologëve dhe sikolgëve nëpër shkollat e vendit. Pos shkollave ai ka premtuar ndërtimin e shumë cerdheve në qytet.

“Komuna e Tetovës gjatë mandatit tim gjithnjë e më shumë do të jetë e koncentruar në kultivimin e cilësisë së Arsimit, sigurisë nëpër shkolla, rritjes së numrit të laboratoreve nëpër shkolla, ndërtimin e bibliotekës së re, revitalizimin e biblotekës ekzistuese dhe zgjerimin e e saj ku brenda objektit do ketë klube të vecanta, si klubi i detyrave të shtëpisë, klubi i fëmijëve, klubi i sportit, klubi i pianos e kështu me radhë”, deklaroi Bardhyl Dauti, PDSH.




Be the first to comment

Leave a Reply