De Biasi zbulon ofertat për ekipin e ri




Gianni de Biasi pret një angazhim të ri.
Gianni De Biasi pa treguar se dy klube jo italiane dhe një skuadër përfaqësuese, kanë kontaktuar teknikun dhe i kanë bërë ofertat zyrtare, të cilat ai po i shqyrton me kujdes.
“Janë dy klube jashtë Italisë dhe një skuadër përfaqësuese që do të marrë pjesë në Botëror, të cilat më kanë bërë ofertë konkrete. Po vlerësoj me vëmendje ofertat dhe projektin e tyre, pasi dua të angazhohem diku ku më ofrohet përfshirje 100%”, tregoi De Biasi.
De Biasi drejtoi për pak muaj Alavesin në Spanjë, pasi u largua nga Shqipëria, por nuk arriti të ketë vijimësi, ndërsa prej disa muajsh është i papunë.




Be the first to comment

Leave a Reply