Debate për reformën zgjedhore, dashuria mes dy partive të mëdha ‘zgjon’ të vegjlit




Edhe pse në terësi ka një dominancë të frymës së konsensusit në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, mbledhja e sotme e konceptuar në formën e një workshopi u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të partive të vogla dhe të mëdhenjve.

Shkak u bë kërkesa e dy bashkëkryetarëve Oerd Bylykbashi dhe Bledar Çuçi por që u artikulua nga ky i fundit për largimin e medias pasi këta të dy dhe Ambasadori i OSBE-ODIHR kishin mbaruar fjalën.

Kundër këtij vendimi u shprehën kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe Luan Rama i LSI.

Çuçi: Me mirëkuptimin e të gjithëve do të doja që media të largohej sepse është takim pune.

Mediu: Nëse jemi këtu për t’ju dëgjuar ju të dyve që bëni gjatë gjithë kohës referencat politike të reformës dhe ne të tjerët nuk kemi as zë në opinionin publik dhe as këtu dhe jemi të ftuar në ëorkshop e keni gabim. Jemi komision i posaçëm i reformës zgjedhore dhe kemi mandat për të folur për reformën zgjedhore. Media le të rrijë ose të paktën të na pyesni.

Çuçi: Kemi bërë marrëveshje në komision, çdo anëtar partie mund të bëjë komentet e veta dhe pas mbledhjes.Jeni i lirë që pas mbledhjes së komisionit të bëni të gjithë deklaratat. Ne kemi rënë dakord.

Rama: Kush ne kemi rënë dakord? Vendimin e merr komisioni, ne nuk jemi shprehur akoma nëse kemi rënë dakord apo jo. Nëse media duhet të dalë jashtë ky duhet të jetë një vendim unanim i Komisionit ose me votë në Komision. Ju thatë në bazë të mirëkuptimit kemi rënë dakord, ne nuk kemi rënë dakord akoma. Mos e shisni si një zbulim të madh këtë workshopin. Jemi komision që ende nuk kemi filluar nga puna me reformën zgjedhore deri tani kemi qenë komision dëgjimi.Ne si komision nuk kemi filluar nga puna dhe nuk kemi akoma një produkt që lidhet me kodin zgjedhor. Jemi një vit para zgjedhjeve lokale, kur do të fillojmë për të nxjerrë një produkt që të na çojë tek zgjedhje të ndryshme nga ato që i referohemi? Të jemi më seriozë dhe transparent në çdo vendimarrje. Ne jemi komision që duhet të marrim vendim.

Çuçi: Padiskutim që jemi komision që duhet të marrim vendime, kemi bërë një kalendar që kemi rënë dakord dhe këtë po ndjekim.

Bylykbashi: Ky është një format që nuk është përdorur në 10 vitet e fundit të reformës zgjedhore, nuk është zbulim. Është kalendar i miratuar, mund të biem dakord ta përshpejtojmë.

Mediu: Për herë të parë thonë se berberi i ri e mëson dorën në kokën e fukarait. Duket se pala andej ka një unison të mirë. Duket se problemi është këtej nga mirëkuptimi ynë. Ju thoni do bëni një mbledhje të mbyllur dhe të hapur. Mbledhja e hapur është vetëm për ju dhe Çuçin, çdo takim e keni për median. Ne të tjerët po gjetëm ndonjë kënd të themi ndonjë fjalë për mendimet dhe gjykimet që kemi për reformën zgjedhore mund të na lejoni. Mendoj se kjo nuk ka sens. Nëse janë të hapura janë të hapura. Nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura dhe për ju. Komisioni në mënyrë urgjente duhet të vendosë rregulloren e funksionimit.

Çfarë do të diskutohet

Në fokus të mbledhjes së sotme janë problemet që ka identifikuar OSBE në zgjedhjet e 2013, 2015, 2017.

Çuçi: 6 shtyllat janë; përdorimi i teknoklogjive të reja në procesin e votimit, adresimi për të bërë të mundur votimin e emigrantëve,çështjet që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës, çështje që kanë të bëjnë me fushatën dhe ato që i quajmë rekomandime të OSBE-ODIHR dhe këtu kemi ndarë disa nënçështje që janë fushata dhe media, financimi politik, burimet e shtetit.

Së pesti çështje që kanë të bëjnë me regjistrin e votuesve dhe regjistrin civil, së gjashti administrata duke e parë në këndështrimin e përdorimit apo mospërdorimit të saj në procesin zgjedhor. Për secilën nga këto shtylla kemi rënë dakord të bëjmë një proces me 5 adresime. Për çdo çështje gjëja e parë që do bëjmë është puna kërkimore që do të rezultojë më pas në një dokument të analizave politike. Sot jemi në pikën e tretë që ka të bëjë me tryezën ku eksperti do japë punën kërkimore.

Bylykbashi: Sa i përket opozitës është një çështje prioriteti që do mbetet lart në axhendën tonë. Në kuadër edhe të procesit të hapjes së negociatave është një çështje thelbësore për të ndikuar në vendimarrjen e BE lidhur me hapjen e negociatave. Jemi në fillimin e zbatimit të planit të punës në ato 6 pikat, në mënyrë të posaçme fushatës. Fushata ka komponentë të ndryshëm siç janë media, financimi, abuzimi me burimet njerëzore. Ka dhe problematika të tjera si regjistrimi i kandidatëve, çështje të fushatës që bëjnë partitë politike si kohëzgjatj

Kemi edhe probleme me rëndësi thelbësore. Vërtet kemi një ligj për dekriminalizimin por ndikimi i segmentëve kriminalë edhe në fushatën zgjedhore, prezenca e tyre në mos nëpërmjet funksionesh shtetërore por partiake është një problem evident që ndikon drejtëpërdrejtë në mënyrën si bëhet fushata dhe si e përceptojnë zgjedhësit, sjellja e policisë dhe roli i saj jo vetëm për të garantuar mbarëvajtjen e fushatës por edhe për të balancuar ndikimet negative që vinë nga segmentet kriminale në fushatë. Çështjen e pjesmarrjeve të grave dhe minoriteteve.




Be the first to comment

Leave a Reply