Debati për buxhetin, Ruçi kujton rregullat për deputetët e rinj e të vjetër




Kuvendi do të diskutojë nesër programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Seanca plenare do të nisë në orën 09:00 të paradites.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të legjislaturës IX janë të rinj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u rikujtoi rregulloren për debatin e nesërm.

Por porosia e Ruçit më tepër se për deputetët e rinj u duk të ishte për ish-kryeministrin Berisha, kur tha se “koha e çdo diskutanti do jetë 20 minuta dhe asnjë diskutant nuk mund të marrë kohë nga një diskutant tjetër”.

Ruçi: Janë depozituar listat e diskutantëve të partive politike. Në kuadër të përgatitjes së seancës për ditën e nesërme, duke pasur parasysh që është seanca e parë, duke pasur parasysh që një pjesë e madhe deputetësh janë për herë të parë në seancë do ju rikujtoja rregullat për debatin që do zhvillohet.

1.Koha e çdo diskutanti është 20 minuta.
2.Asnjë deputet nuk mund të diskutojë pa ju dhënë fjala nga drejtuesi i seancës
3.Grupimet politike kanë bërë një rradhë, në konsulencë me drejtuesin e seancës mund të ndërrohet gjatë seancës
4.Deputetit që i jepet fjala dhe nuk është në sallë konsiderohet se ka hequr dorë nga diskutimi
5.Diskutanti nuk duhet të flasë më shumë se një herë për thelbin e së njëjtës çështje.
6.Diskutanti flet vetëm për thelbin e çështjes
7.Asnjë diskutant nuk mund të marrë kohë nga një diskutant tjetër

Debati pritet të jetë i nxehtë duke marrë parasysh dhe nga emrat që do flasin për programin e qeverisë. Disa nga diskutantët:

Nga LSI, Gjosha, Naço, Kryemadhi, Panariti, Malaj, Haxhinasto, Rrokaj, Rama dhe Vasili

Nga PS, Bushati, Xhaçka, Xhafaj, Ahmetaj, Nikolla, Gjiknuri, Kumbaro, Peleshi, Klosi, Majko, Braçe, Tahiri, Shalsi, Manja, Fino, Beqaj, Ylli, Sterkaj, Balla.

Nga PD, Basha, Tabaku, Paloka, Bylykbashi, Halimi, Duma, Strazimiri, Alibeaj, Mima, Noka, Mediu, Bumçi, Shehi, Ndoka, Dule, Kosova, Boçi, Spaho dhe Berisha.




Be the first to comment

Leave a Reply