Dënohen kërcënimet ndaj Naser Selmanit, kryetar i SHGM-së




Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) i ka dënuar kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani.

Sipas tyre, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe paraqesin minim të demokracisë dhe të të drejtës së opinionit për informim objektiv dhe profesional.

Dukuritë e këtilla, thonë nga ASHMAA-ja, kontribuojnë në dobësimin e lirisë së mediave dhe aftësisë së tyre për raportim të lirë dhe të pavarur.

Përndryshe, raportohet se Bejtulla Asani, vëllai i Beqir Asanit, funksionar i BDI-së, përmes një mesazhi në Facebook, e ka kërcënuar Naser Selmanin, kryetar i SHGM-së, për shkak të qëndrimeve të këtij të fundit rreth çështjes së Beqir Asanit dhe polices së lënduar në Shkup, para disa ditësh.




Be the first to comment

Leave a Reply