Përveç bukurive dhe detit, ajo çka e bën tërheqës një vend për pushuesit është edhe pastërtia. Por kjo nuk vlen për zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku pushtetin e bëjnë mbeturinat.
Këto foto të mbërritura në radaksinë e Ora News tregojnë gjendjen e pastërtisë në këtë zonë.
Pushuesit kanë denoncuar këtë situatë me mbetjet, duke shprehur shqetësimin e përhapjes së ndonjë sëmundje.
Sipas tyre koshat e mbushur me mbeturina dhe të papastruar ndodhen shumë pranë hoteleve, lokaleve dhe marketeve. /oranews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.