Deputetët nuk miratojnë rekomandimet për rastin Dehari




Kuvendi nuk e ka miratuar propozim rezolutën nga interpalanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit.

Propozim rezoluta mori 31 vota për, 45 kundër dhe 7 abstenime.

Interpelanca për rastin Dehari ishte mbajtur me 16 mars në një seancë të tensionuar, ku kishte pasur gati edhe përplasje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së.

Deputetët po ashtu miratuan në parim edhe projekt rregulloren e re të punës së Kuvendit. Kjo rregullore mori 88 vota për, 8 kundër dhe 2 abstenime.




Be the first to comment

Leave a Reply