Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli: Nxënësit shqiptar në Veles dhe Çashkë janë të privuar nga e drejta e shkollimit në gjuhën amtare.




Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli parashtroi një tjetër problem në seancën e sotme parlamentare, që kishte të bëj për shkollimin e nxënësve në komunën Veles dhe Çashkë dhe mohimin që iu bëhet për të mesuar në gjuhën amtare, transmeton TopAl News.

Nga 83 nxënës nga numri i përgjithshëm në shkolla fillore, ndërsa janë pranuar vetëm 20 nxënës në shkollë të mesme.
Me këtë më shumë se 60 nxënësv privohen nga e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Dhe këtu dua të përmend edhe mungesën e sallave sportive dhe objekteve moderne shkollore që janë elemente kyçe për funskionimin e një institucioni, siç janë shkollat fillore, të mesme por edhe Universitetet.

Nxënësit e fshatrave Banjicë dhe Busillcë , nga mungesa e shkollës dhe mësimit në gjuhën amtare, duhet të shkojnë në Jabollçishtë për të mësuar në gjuhën amtare, theksoi deputeti Fadil Zendeli në seancën e sotme në parlament./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply