DEPUTETJA E VV: U VËREJT MUNGESA E ADRIATIK KELMENDIT NË PROTESTË




Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar protestën e sotme që u mbajt para Kuvendit të Kosovës, derisa ishte duke u diskutuar për ratifikimin e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se organizator i kësaj proteste ishte, gazetari Adriatik Kelemdi.

“Në protestën e sotme u vërejt mungesa e Adriatik Kelmendit. Organizatorët duhet të jenë në ballë të protestave, e jo të fshihen në zyra. Like-at nuk ecin në Shesh”, ka shkruar Haxhiu.

Në këtë protestë ishte një numër i vogël i protestuesve, të cilët me disa pankarta të cilat i kishin vënë në rredhojat e Kuvendit, kërkonin që të votohej Demarkacioni dhe t’i lënë të lirë qytetarët.

Kjo protestë u thirr gjatë ditës së djeshme një “Fondacioni Kosovarë për Inovacion”. /Insajderi.com




Be the first to comment

Leave a Reply