Dha dorëheqjen, ndërpritet vettingu për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese




Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e vettingut për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Kjo pasi sipas Kushtetutës, në momentin që subjekti i rivlerësimit dorëhiqet, procesi i rivlerësimit ndërpritet dhe ai nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli.

Ligji për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ka parashikuar mundësinë e dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen më 31 janar duke e argumentuar motivin me arsye personale.

Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut.




Be the first to comment

Leave a Reply