Dhjetë persona që duheni t’i kontaktoni, në vend se t’i shkruani mesazh ish të dashurit




Ka arsye të mira dhe të këqija, për t’i dërguar mesazh të dashurit, menjëherë pas ndarjes.

Nëse doni t’i tregoni se jeni rehat dhe nuk po mërziteni, teksa dëshironi të mbeteni miq, atëherë mirë. Mirëpo, nëse dëshironi t’i thoni se ndjeheni e vetmuar dhe jeni gati t’i ktheheni, atëherë duhet të mendoni mirë, para se ta shtypni opsionin “Dërgo”.

Andaj, para se të dërgoni një mesazh me të cilin do të pendoheshit, konsideroni këta dhjetë persona me të cilët mund të siguroheni se po bëni gjënë e duhur.


1. Nëna juaj

Zemra e nënës ka vend edhe për një marrëzi tjetër tuajën.
Ajo me të vërtetë i di të gjitha dhe e din më së miri, pse ju nuk duhet t’i shkruani ish të dashurit.

2. Babai juaj

Ai mund të jetë më pak i ndjeshëm se nëna, (apo shumë më pak), por ju jeni princesha e tij.
Madje, ai mund të tregoi ndonjë shaka dhe të harroni për të gjitha.

3. Shoqja që ju japë gjithmonë këshilla, por ju kurrë nuk e dëgjoni

… E, as kësaj radhe, ju sigurisht se nuk do ta dëgjoni.
Por, ajo ndjehet mirë kur përpiqet të ju ndihmojë (sërish) dhe provoni të tregoheni e dëgjueshme, duke mos e vënë vetën në rend të parë.

4. Motra apo vëllai

Pa marrë parasysh sa ngjani me karakter, ata ju njohin më së miri dhe e dinë se si t’ju heqin nga shkrimi i një mesazhi për ish të dashurin.
Ata po ashtu, do të dinë ta zbusin situatën, duke ju argëtuar me diçka.

5. Ndonjë shoqes së vjetër që nuk i keni folur për kohë të gjatë

I keni humbur kontaktet shkaku i lidhjes që keni qenë, apo keni ndërruar lokacion dhe largësia e ka bërë të vetën.
Përderisa ende e konsideroni mike, dërgojani një tekst komik, me ndonjë ngjarje që ju ka ndodhë së bashku.
Biseda që do të zhvilloni, do t’ju largojë nga mendimet që kishit më parë.

6. Gjyshes ose gjyshit

Mirë, ata duhet t’i telefononi e jo të ju dërgoni mesazh.
Përpos që nuk i keni thirrur për një kohë të gjatë, ata do të ju ndihmojnë të qetësoheni me këshillat e tyre të arta.

7. Shoqes më të mirë që e keni

Pse të mos e mundoni edhe më tej miken tuaj të ngushtë?
Është detyrë e saj, që të ju ndalojë së bëri veprime të këqija (shumë të këqija madje).
Plus që në këtë rast, nuk keni nevojë të fshihni faktin se jeni e vetmuar dhe keni nevojë dëshpëruese për ish të dashurin.
Vetëm shkruani ‘katastrofë’ dhe ajo e di se çfarë po ndodhë.


8. Koleges së punës

Nuk do të thotë që nuk ju ndihmon edhe në këtë sferë të jetës, por gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.
Nëse kolegia e bën publike, ju mund të jeni tepër për thashetheme në vendin e punës.

9. Dikush që të ka simpati

Të ka shkruar më parë, por nuk ia keni kthyer përgjigjen kurrë.
Pse të mos e provoni, ndoshta ia vlen.
Tek e fundit, ju jeni mësuar të ju braktisin.

10. Ish i dashuri juaj

Nëse e keni lexuar këtë artikull deri në fund, ju megjithatë keni dëshirë t’i shkruani dhe të ja dërgoni një mesazh ish të dashurit.
Bëjeni, çfarë prisni, por kujdes të mos e dërgoni.
Sa herë që dëshironi të kontaktoni me ish të dashurin, shkruani krejt çka dëshironi në një dokument në Word, apo aplikacion tjetër dhe fshijeni.
Kjo mund të jetë një mënyrë e shëndetshme dhe e zgjuar që të shfryni mllefin, pa pasoja negative.




Be the first to comment

Leave a Reply