Dhunohet kryebashkiaku i Selanikut




Kreu i Bashkisë së Selanikut, Yannis Boutari është dhunuar ashpër nga persona ende të panjohur për policinë, gjatë një ceremonie përkujtimore të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël nga turqit.

Mediat greke shkruajnë se ai është dhunuar për qëndrimet e tij ndaj çështjes së emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Pamjet tregojnë momentin kur Boutari përpiqet t’u shpëtojë dhunuesve të cilët e godasin me grushta.

“Më godisnin nga të gjitha anët me grushte, me shkelma me ç’të mundnin. Ishte një sulm i tmerrshëm por fatmirësisht jam mirë”, tha 75-vjeçari sot pas daljes nga spitali.
Kryeministri grek Alexis Cipras dhe politikanë të tjerë e kanë dënuar sulmin banditesk ndaj kryebashkiakut të Selanikut. Mediat greke shkruajnë se vetëm “Agimi i Artë” nuk ka reaguar ende, e për pasojë mendohet se dhunuesit janë anëtarë të kësaj partie.

Kreu i Bashkisë së Selanikut, Yannis Boutari, është kritikuar ashpër nga qarqet nacionaliste greke edhe kur ka mbështetur hapjen e shtëpisë se Qemal Ataturkut në Selanik.

Ndërkohë policia greke ka arrestuar dy të dyshuar për ngjarjen.




Be the first to comment

Leave a Reply