Diaspora kërçovare çohet në këmbë: Mbështetje të madhe Fatmir Deharit (FOTO)




Këtë më mirë e dëshmojnë përgatitjet e bashkëvendësve tanë në diasporë në veçanti Austria dhe Zvicra. Ashtu siç pritej përsëri janë marrë hapa të mëdhenj sikur më 2013 edhe këto zgjedhje lokale të tetorit, diaspora kërçovare të vërshojë në destinacionin e vetëm në USKANË me shpresë dhe plot bindje se ky qytet do ngelet në duart tona në krye me kryetarin aktual Fatmir Deharin, qëndron në një postim të BDI Kërçovë, njofton Aktuale.mk.

“SH.H.KËRCOVA në Vjenë, nën moton “KËRÇOVA THËRRET 2017”. Në krye të këshillit organizativ është njeriu i cili kur flitet për vendin e tij dhe interesin e shqiptarëve në përgjithësi, i prin çdo iniciative, ky është atdhetari Halil Halili. Kërçovarët në Zvicër tubohen nën moton “Të bashkuar për Kërçovën 2017”. Mërgata që jetojnë në Zvicër pritet që të vulosin përsëri fitoren e Kërçovës në këto zgjedhje. Është formuar shtabi për zgjedhjet lokale “Kërçova 2017”, i cili do të udhëhiqet nga veprimtari i njohur Gafurr Sherbeti. Kërçova është dhe do ngelet nën udhëheqjen e shqiptarëve! Zoti ju bekoftë!”, qëndron në postimin që mban vulën e mërgatës shqiptare.

 




Be the first to comment

Leave a Reply