Dimitris Tzanakopoulos: Topi është në terrenin e fqinjëve




Në suaza të pozicioneve greke për emër të përbërë “Erga Omnes” duhet që të ketë zgjidhje, kurse topi tani është tek tereni i shtetit fqinjë dhe duhet që të bëjnë edhe disa hapa që të arrijmë deri në marrëveshje, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos në intervistë për televizionin shtetëror ERT, ku edhe njëherë e përsëriti kërkesën greke për revizion kushtetues.

Tzanakopoulos mendon se duhet që të bëhen shumë veprime me vetë ndryshimin e “qëndrimeve radikale dhe nacionaliste të qeverive të kaluara” në Shkup, por thekson se ekzistojnë pyetje që nuk janë të thjeshta, kurse faza teknike është shumë e vështirë.




Be the first to comment

Leave a Reply