Dimitrov u takua me deputetin gjerman Saracin




Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Manuel Saracin, deputet nga radhët e të Gjelbërve në Budenstagun gjerman.

Dimitrov e njoftoi bashkëbiseduesin me zhvillimin e proceseve të reformave nga Plani 3-6-9 dhe aktivitetet e planifikuara për përforcimin e kursit evropian dhe euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë u përqendrua edhe në rezultatet e aktiviteteve të përforcuara në planin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe të momentit të volitshëm për pjekuri demokratike të rajonit, kumtoi MPJ-ja.

Theks i veçantë ishte vendosur në nevojën e përforcimit të bashkëpunimit parlamentar midis dy vendeve, duke pasur parasysh mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme të Bundestagut në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë drejtim, Dimitrov e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe shprehu falënderim  për kontributin e deritanishëm aktiv të RF të Gjermanisë në procesin e zgjerimit të BE-së me Republikën e Maqedonisë dhe vendeve të rajonit.




Be the first to comment

Leave a Reply