Disa yje po përgatiten ta lënë Realin




Sipas Don Balon, tre emra të njohur pritet të largohet në Santiago Bernabeu me hapjen e merkatosveror.

Ky medium thekson se mesfushorët Isco Alarcon dhe Mateo Kovavic, por edhe anësori sulmues Gareth Bale kanë ndarë mendjen e largimit nga Reali.

Treshja thuhet se kanë vendosur të largohet shkaku i pakënaqësive rreth minutave të luajtur dhe largimi i tyre pritet të vijë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Isco mendohet se është i prirur të bashkohet me Manchester Cityn, ndërsa Bale mund të përdoret si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Harry Kane. Ndërsa për Kovacic nuk ka ndonjë destinacion final, por Interi e Roma së bashku me Liverpool dhe Tottenham kanë shfaqur interesimin për të.




Be the first to comment

Leave a Reply