Do të investojë 60 milionë euro në Zhelinë, “Blerimi bëhet Sheik”




Kandidati i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu mbrëmë në emisionin ClickPlus në Tv21 i pyetur se sa do të investojë për një vit nëse bëhet kryetar komune në Zhelinë ai u përgjigj i prerë se për një vit të qeverisjes së tij do të investojë 60 milionë euro edhe ate për disa projekte, transmeton TetovaSot.

Blerim Sejdiu as e ka idenë se sa është buxheti i komunës së Zhelinës, dhe si investohet në këtë komunë me projekte të jashtme për tu dukur interesant e përmendi 60 milionë Euro.

“Ne kemi proritet stimulimin  e prodhimtarisë, depolitizimin  e  arsimit, domethënë jo të largojmë nga puna njerëz partiak, por kandidatët do të punësohen me ligj dhe pa piramidë partiake. Në Tetovë dhe Zhelinë kemi deponi , jemi në kontakt me një shoqatë gjermano –shqiptare, në Gjermani , e cila ka premtuar se do të na ndihmon për tejkalimin e këasaj dukurie , ndërtimi i  Qendrës rekreative në Vardar dhe menaxhimi i rrugëve në mënyrë speciale.

Shuma e përgjithshme e buxhetit të kandidatit nga Lëvizja BESA është 60 milionë euro vetëm për deponinë  si dhe investime të tjera kapitale” u shpreh Sejdiu mbrëmë në ClickPlus në Tv21.

Ndryshe shumës së Blerim Sejdiut ju bashkangjit edhe “sheiku” tjetër Reshat Aliu i cili shkoi më lartë se 60 milionë euro duke e rritur në 100 milionë.




Be the first to comment

Leave a Reply