Doganierët gjermanë zbuluan pako me 20 koka gjarpërinjsh




BERLIN (AA) – Shërbimi doganor gjerman bëri të ditur se kanë gjetur dhe shkatërruar 20 koka gjarpërinjsh në një pako, e cila është dërguar nga Nigeria, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e zyrës doganore në Mynhen, Marie Mueller, tha të mërkurën se policët zbuluan kokat e gjarpërinjve kur javën e kaluar skanuan pako me peshë prej tre kilogramë.

Ajo shtoi se kur nëpunësit policorë hapën pakon ndjenë një aromë të padurueshme të kokave të kalbura gjarpërinjsh, duke theksuar se kokat menjëherë janë djegur për të parandaluar mundësinë e përhapjes së sëmundjeve.

Në fund ajo tha se deri tani disa herë kanë hasur pako nga Afrika perëndimore në të cilat gjendeshin koka gjarpërinjsh.




Be the first to comment

Leave a Reply