Donald Lu nuk shkon tek takimi i Ramës: Kam dicka tjetër urgjente




Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu nuk ishte i pranishëm sot në një takim ku kryeministri Edi Rama ka prezantuar strategjinë Kombëtare të Energjisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Në mungesë të tij, Lu ka dërguar përfaqësuesin USAID, Catherine Johnson e cila ka përcjellë mesazhet e ambasadorit.

Në fjalën e saj, ajo kërkoi ndjesë për mospraninë e ambasadorit në këtë takim, duke bërë me dije se ai ka pasur një situatë emergjente në ambasadë.

“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme”, u shpreh ndër të tjera Johnson.

Edhe pse ka vlerësuar reformat e qeverisë, e dërguar e Lu-së, Johnoson u shpreh kundër qeverisë në lidhje me koncensionet.

“Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.




Be the first to comment

Leave a Reply