Dorëhiqet Ganiu nga posti, përvjel mëngët për garën për Çairin




Zv/ ministri i arsimit Visar Ganiu njoftoi se jep dorëheqje nga posti i tij dhe shpalli kandidimin për kryetar të komunës së Çairit.

Edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani tha se do të marrë pushimin vjetor që të përkushtohet në fushatën e partisë së tij.

“Në kuadër të fushatës, planifikoj të marr pushim vjetor me përjashtim të aktiviteteve të domosdoshme në SÇE, për këtë dua të siguroj se pozicionin e zv/kryeministrit do ta ndajë krejt me qëllim të mos abuzohet posti im shtetëror. Edhe Visari Ganiu jep sot dorëheqje nga posti i zv/ministrit të Arsimit”, ka thënë Osmani.

Bujar Osmani dhe Visar Ganiu siguruan se nuk do të përdorin postet e tyre politike për nevoja të fushatës.
Ganiu u zotua për përmirësimin e jetës në Çair. Ai tha se ka një plan për 4 vitet e ardhshme që do ta modernizojnë Çairin.




Be the first to comment

Leave a Reply