Dorëhiqet Tanturovski, kryetar i Komisionit për antikorrupsion




Pas disa ditësh të publikimit të skandalit për korrupsion brenda Komisionit për Antikorrupsion, më në fund erdhi edhe dorëheqja e kreut të komisionit, Igor Tanturovski.

Dorëheqjen e ka konfirmuar Tanturovski për 24Vesti dhe të njëjtën e ka dorëzuar tashmë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, dorëheqje ka deponuar anëtari i këtij komisioni, Goran Milenkov.

Përndryshe, për sot u paralajmëruan dorëheqje në këtë komision, dorëheqje të kërkuara nga opinioni, por edhe nga politika, siç ndodhi me kërkesën e deputetes Frosina Remenski.

Revizotri i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) nxori se në këtë komision ka patur keqpërdorime financiare të anëtarëve, për pjesëmarrje dhe udhëtime.




Be the first to comment

Leave a Reply