Dosja “Habilaj”/ Ministri italian takim me Xhafajn, i lë në tavolinë emrat e policëve




Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minitti, duket se ka pasur një vizitë blic në Tiranë me homologun e tij Fatmir Xhafaj.

Vizita është zhvilluar më datë 3 nëntor. Ministri italian ka takuar vetëm homologun e tij dhe jo Kryeministrin Rama apo Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Ndërkohë që është ndalur edhe te një vizitë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Sipas lapsi.al zyrtari i lartë i qeverisë kishte ardhur në Tiranë me një axhendë të qartë.

Në krye të saj ishte dosja voluminoze për grupin e “Habilajve” për shkak të lidhjeve të tyre të fuqishme me policinë e shtetit dhe politikën. Të njëjtat burime thanë se ministri Minitti la në tavolinën e Xhafajt një dosje voluminoze me emra policësh të dala nga përgjimet e prokurorëve të Katanias.




Be the first to comment

Leave a Reply