Drejtori i AKI-së nuk raporton për rastin e 6 shtetasve të deportuar turq




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) ka dështuar të ketë për raportim për herë të tretë radhazi, shefin e kësaj agjencie, Driton Gashi.

Gashi edhe kësaj here nuk i është përgjigjur ftesës së komisionit për raportim rreth arrestimit dhe deportimit të gjashtë gylenistëve.

Zëvendëskryetarja e komisionit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se edhe pse pjesëmarrja e ndonjë përfaqësuesi të AKI-së në këtë mbledhje ka qenë e paralajmëruar, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Është paralajmëruar se do të vijë dikush nga AKI për të na njoftuar për ngjarjet e fundit, ne si komision që nga dita e premte i kemi dërguar 3 ftesa përgjegjësve të AKI-së, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit që të marrin masat e duhura. As në përpjekjen e trete s’kemi marrë përgjigje”, tha ajo

Sipas saj, AKI ka kërkuar që ky raportim të ndodhë pasi që te përfundojë raporti i AKI-së për rastin e fundit.

Ai ka folur edhe për shkuarjen eventuale në zgjedhje, duke theksuar se beson që edhe AAK do t’ia jap votat LDK-së, nëse kjo e fundit kërkon që të shkohet në zgjedhje.




Be the first to comment

Leave a Reply