Dua Lipa ju tregon avantazhet e të qenit single




Dua Lipa prej pak kohësh është bërë pjesë e tregut muzikor botëror dhe është kthyer në një prej këngëtareve më të pëlqyera. Së fundmi, ajo ka dalë në kopertinën e revistës Elle dhe ka folur për benefitet e të qenurit single.

Kur jam beqare kam më shumë kohë për veten dhe për të bërë shumë gjëra. Mendoj se mëson shumë për veten tënde, kur nuk ke dikë ku të kërkosh ndihmë për gjëra të ndryshme. Mëson të varesh vetëm nga vetja jote në një mënyrë tjetër”, -është shprehur Dua.

Këngëtarja ka thënë se është beqare, por se beson shumë në dashuri, nisur edhe nga lidhja e fortë mes prindërve të saj. Po ashtu, ajo është shprehur se jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë ‘Të dua’.




Be the first to comment

Leave a Reply