Dua Lipa nuk ndalet, lë pas edhe Justin Bieber




Këngëtarja e me origjinë shqiptare nuk di të ndalet.

Ajo është renditur për javën e dytë rradhazi në krye të klasifikimeve britanike si artistja më e mirë solo. Me këngën “New Rules” Dua po thyen rekorde pasi është kënga e parë nga një artiste solo, që nga Adele në vitin 2015, që arrin të jetë në top listë në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe ka arritur deri tani mbi 135 milionë klikime në Youtube.

Dua Lipa ka lënë pas shumë emra të njohur si Justin Bieber, i cili sapo ka publikuar këngën “Friends”. Bieber është klasifikuar në vendin e dytë.




Be the first to comment

Leave a Reply