Dua Lipa shkëlqeu në të bardhë në pasndejën e Grammy Awards (Foto)




Një nga artistet më me pespektivë në botë, Dua Lipa, po vazhdon rrugëtimin e saj drejt piedestalit.

Bukuroshja ka vazhduar që të tregojë anën e saj të bukur.

Dua Lipa dhe Diplo, Foto: Getty Images

Ajo ishte e ftuar në pasndejën e Grammy Awards të mbajtur pas ceremonisë qëndrore që ishte jubilarja e 60-të.

Ngjarja më e madhe muzikore që i pa të gjithë artistët botërore bashkë, e shfaqi duan në një veshje të bardhë mjaft atraktive.

E mrekullueshme… Foto: Getty Images

Dua u shoqërua me disa prej yjeve më të mëhda me të cilët ka edhe bashkëpunime.

Akademia amerikane muzikore është arritja më e madhe për një artist. Yjet shqiptare është vështirë t’i shohim duke rrëmbyer çmime, por depërtimi i madh i Dua Lipës dhe Rita Orës në Amerikë nuk e përjashton një mundësi të tillë për vitet në vijim.

Dua në këtë ceremoni u shfaq pa të dashurin e saj të deritanishëm duke nxitur edhe më shumë spekulime për jetën private. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply