Dubrovniku furnizohet jo vetëm me mbeturina shqiptare por edhe me marijuanë




Mediat kroate janë të alarmuara për nivelin e lartë të mbeturinave në brigjet e Dubvovnikut, ndërsa si shkaktare shihet Shqipëria dhe Mali i Zi.

Brigjet e parkut kombëtar të Mljet janë plot me sasi të mëdha mbetjesh detare, ndërsa nga mbeturinat është mbuluar edhe lugina Gonoturska dhe Blace.

“Dubrovacki Vjesnik” shkruan se mbeturinat vijnë për shkak të erërave jugore dhe rrymave detare, ndërsa ato duken qartë se janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi për shkak të etiketave në gjuhët përkatëse.

Ndërkohë, dy ditë më parë përpara mureve të qytetit të Dubrovnikut janë shfaqur edhe pako me marijuanë. Sipas, “Dubrovački dnevnik”, është gjetur një sasi e madhe e pakove me drogë.

Portali “Dubrovački.hr” raporton se forca policore po kontrollon në zonë për paketa shtesë të marihuanës, e cila besohet të ketë rënë në det nga motoskafet, nga Shqipëria, Mali i Zi, ose Greqia për në drejtim të Italisë.

Ende nuk është përcaktuar sasia e saktë e drogës, por thuhet se është një duzinë paketash të mbështjellja.




Be the first to comment

Leave a Reply