Duel gladiatoresh, formacionet zyrtare Real Madrid – Liverpool




E kemi pritur për gati tri javë dhe emocionet janë vetëm një orë larg
Real Madrid sonte do të kërkojë që për të tretën herë radhazi ta fitojë Ligën e Kampionëve, kurse Liverpool është në kërkim të rikthimit të lavdisë së klubit të tyre pas 13 viteve në këtë garë.
E të dyja skuadrat duken të kompletuara dhe gati për t’u përballur në këtë finale të madhe, e cila hapet më zërin e bukur të këngëtares kosovare, Dua Lipa.
Ronaldo do ti prijë sulmit të Los Blancos për t’ia prishur llogaritë anglezëve dhe ta çoj këtë trofe në shtëpi. Shtoja këtu edhe përvojën që kanë skuadra nga Madridi, atëherë kjo edhe mund të pritet.
Në anën tjetër Liverpool starton me treshen e frikshme në sulm, Mane, Firmino dhe Salah, të cilët bashkë kanë shënuar 31 gola në këtë garë, rekord në Ligën e Kampionëve.
Për 90 minuta do të këtë spektakël në Kiev. Le të fitojë më i miri! /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Isco, Ronaldo, Benzema.
Bankë: K. Casilla, Nacho, Bale, Theo, Lucas. V, Asensio, Kovacic
Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Wijnaldum; Mane, Salah, Firmino
Bankë: Mignolet, Clyne, Klavan, Moreno, Lallana, Can, Solanke




Be the first to comment

Leave a Reply