Duhet admiruar vetëm nga larg, modelja e re shqiptare tregon që zemrën e ka të zënë




Andonia Dobi, vajza e bukur nga Gjirokastra nuk ishte as 20 vjeç ku u shfaq në ekran. I ka mbushur në shkurt dhe duket se është një nga modelet e reja më të talentuara shqiptare. Ndërkaq, duke pasur parasysh moshën e re, por edhe angazhimet e shumta, pak është folur për jetën e saj romantike. Dikush mund të imagjinonte, që edhe pse shumë djem e admirojnë, ajo nuk ka kohë për t’iu kushtuar një historie, por mjafton të shohësh postimet e saj, për të kuptuar që mes foto sesioneve, ajo gjen kohë dhe për dashurinë. Mes shumë postimesh mode, sheh tufa me lule, trëndafila flakë të kuq, që ajo i shoqëron me simbolet e zemrës

E pra, zemrën e ka të zënë. Ka postuar dhe një foto me shpinë, bashkë me një djalë, që sigurisht është autori i këtyre dërgesave.

Sot, djaloshi ka vendosur që të shtojë dhe ca çokollata. Një miks i vërtetë për të përmbushur çdo dëshirë të Andonias, e cila para kësaj fotoje na duket më shumë si një vajzë e vogël sesa një modele. Me moshën që ka, me siguri metabolizimi funksionon mirë dhe nuk ka përse të mos i dorëzohet këtij trajtimi.

Djali ka ditur vërtet t’ia fitojë zemrën!




Be the first to comment

Leave a Reply