Duket shumë ndryshe në imazhin e fundit, fansat urojnë Xhensilën për shtatzëni




Xhensila Myrtezaj është emër shumë i dashur për publikun.

Vitin që kemi lënë pas, Xhensila i dha fund beqarisë duke u martuar me aktorin Bes Kallaku, shkruan lajmi.net.
Tash e sa kohë, është përfolur për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, por që e kishte mohuar përmes rrjeteve sociale.
Gjatë ditës së sotme, Xhensila postoi një fotografi në të cilën shihet buzë deti, por detaji tek i cili të shkojnë sytë është barku paksa i fryrë, e që mund të jetë edhe nga fustani i gjatë.
Por, fansat e këngëtares kanë “vërshuar” me komente mbi atë imazh duke e pyetur nëse është shtatzënë, e disa prej tyre edhe duke e uruar atë.
Megjithatë, e vërteta mbetet të konfirmohet nga vetë këngëtarja.




Be the first to comment

Leave a Reply