Dy aktorët e serialit të njohur ‘Hakmarrje’ kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë




Seriali turk “Hakmarrje”, që u transmetua në Tv Klan, i mbërtheu të gjithë pas ekranit me historinë e tij të dhimbshme. Me protagoniste aktoren e njohur Beren Saat, seriali aksion solli diçka të re në ekran dhe njerëzit u afeksionuan menjëherë me aktorët.

Dy prej këtyre aktorëve, Engin Hepileri dhe Beyza Sekerci, të njohur si Hakan dhe Dixhle e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në jetën reale. Aktorët janë njohur në xhirime dhe historia e dashurisë që ata përjetuan në film duket se paska vazhduar edhe në realitet. “Të bashkosh jetën me një grua kaq të bukur është një ndjenjë e papërshkrueshme. Po kaloj ditën më të bukur të jetës. Tani e tutje s`ka më ‘unë’ dhe ‘ti’, por ‘ne’”, është shprehur aktori Engin Hepileri, sipas tvklan.al.

Të pranishëm në ceremoninë e dasmës kanë qenë aktori Halit Ergenç (i njohur si Sulltani i Madhërishëm), Ceyda Duvenci (Denizi dhe Maral), Engin Altan Duzyatan (Ertugruli), si dhe aktorja Beren Saat me bashkëshortin e saj, Kenan Dogulu, i cili këndoi një këngë për çiftin e ri. Ndërsa Saat u komentua shumë për veshjen.




Be the first to comment

Leave a Reply