Dyshohet se falsifikoi CV-në, kandidati për kryeministër të Italisë




Profesori i juridikut i nominuar për kryeministër të Italisë është duke u përballur me akuzat se ka shkruar gjëra të rrejshme në CV-në e tij.
54 vjeçari Giuseppe Conte në rezymenë e tij thotë se ka përfunduar studimet për juridik në Universitetin e Neë York-ut.
Mirëpo, zëdhënësi i këtij institucioni ka thënë për Neë York Times se nuk ka asnjë dëshmi që ai ka studiuar atje.
I nominuari për kryeministër të Italisë, dhe koalicioni i tij janë në pritje të miratimit nga presidenti i vendit, në mënyrë që të fillojnë më formimin e qeverisë.
“Përderisa Conte nuk ka pasur status zyrtar në NYU, ai ka pasur leje që të kryejë një hulumtim në librarinë për juridik të NYU, në mes të viteve 2008 -2014, dhe ai ka ftuar një profesor të juridikut të këtij universiteti në bord të një reviste juridike italiane”, ka thënë ai.




Be the first to comment

Leave a Reply