E dini çfarë bën Turi në shtëpi? Orinda ia ‘nxjerr bojën’ në publik




Ka nga ato çifte, të famshëm ose jo, që ndajnë gjithçka në dy pjesë – sidomos kur është fjala për shtëpinë. Madje, edhe për fëmijët. Kur njëri është i zënë me punë, tjetri është duke u kujdesur për familjen. Shumë personazhe të njohur në botë, por edhe në Shqipëri, edhe publikisht i rrëfejnë raportet që kanë me partnerët në shtëpi, si i ndajnë punët, kush gatuan, kush i lan enët, kush kujdeset për fëmijët e të tjera si këto.

Turi dhe Orinda janë ndër çiftet që, për fat të keq, nuk ndajnë gjithçka në dy pjesë në shtëpi. Orinda është një nuse e vërtetë shtëpie (veç punës dhe ngarkesës në televizion), ndërsa Turi, në mos një burrë zakoni, është një djalë dembel në shtëpi, ose, për ta thënë në mënyrë më të moderuar, është një djalë jo fort i dhënë pas punëve të shtëpisë.

Pas 7-vjetësh bashkëjetesë, Turi dhe Orinda lidhën kurorë korrikun e vitit të kaluar dhe prej disa kohësh kanë hyrë edhe në shtëpi të re. Kjo e fundit ka gjithmonë e më shumë nevojë për ndihmë, por është Orinda ajo që merret më tepër me këtë pjesë. Po Turi?

Turi, me sa duket, nuk është i dhënë. Kështu tha moderatorja pasditen e sotme në “Për drekë me mua”, në Tv Klan. Në shtëpinë e Orindës, të ftuar për drekë ishin dy gazetaret Eni Vasili dhe Iva Tiço, së bashku me dietologen Blerina Bombaj. Gjatë bisedës, Orinda zbuloi se me punët e shtëpisë ajo merret më shumë. Madje, siç rrëfeu ajo, ndërsa i ati e kishte pyetur një herë për këtë pjesë, i kishte thënë: “Po si ia bën me shtëpinë, lodhesh me punët? Po Turjani nuk të ndihmon?” “Jo, babi, Turjani nuk është shumë i dhënë me këtë pjesë, ti e di” – ia pati kthyer ajo pa e fshehur ‘ankesën’ për bashkëshortin: “Shumë keq të keqen babi, duhet me e ndryshu këtë gjë”, – këmbulte i ati nga keqardhja për të bijën.

Por Orinda, prej 7-vjetësh tashmë bashkëjeton me Turin dhe e ka pranuar këtë fakt. Ai tashmë nuk ndryshon, ndaj edhe ajo është e bindur që gjithmonë me shtëpinë do të merret vetë. Edhe pse, në fund, nuk ia mohon ndihmën që i jep Turi: “Por më ndihmon, më ndihmon. Kolitë e ujit i ngre…” – thotë me të qeshur.

Gjithsesi, shtëpia është thuajse e gjitha në dorë të saj, por për ta shijuar e shijojnë të dy shumë – sidomos darkat, shton Orinda, kur mblidhen në shtëpi pas ditës së lodhshme.




Be the first to comment

Leave a Reply