E KONFIRMUAR: Bilall Kasami verifikohet si kryetar i Lëvizjes Besa (DOKUMENT)




Edhe përkundër faktit se gjatë muajit shkurt të këtij viti u mbajtën dy kongrese partiake të cilat pretendonin se janë kongrese të Lëvizjes Besa, si duket drejtësia ka vendosur që vetëm kongresi i 24 shkurtit, ku për kryetar u rizgjodh Bilall Kasami të pranohet nga gjykata.
Dokumenti të cilin portali jonë siguroj me datë të sotme (19.03.2018) nga Regjistri Qendror dëshmon se gjykata ka pranuar dokumentacionin e kongresit të mbajtur më 24 shkurt dhe ka rivendosur emrin e Bilall Kasamit si kryetar i kësaj partie. (Më poshte mund të shihni edhe dokumentin zyrtar):

Burime brenda Lëvizjes Besa të drejtuar nga Bilall Kasami kanë konfirmuar lajmin dhe njëherit janë shprehur se kanë qenë të bindur se gjykata do vendosë vetëm në bazë të fakteve dhe jo shpifjeve që i kanë bërë grupi tjetër. “Ne kemi deponuar dokumentacionin e Kongresit të mbajtur më 24 shkurt të këtij viti dhe ai dokumentacion është pranuar pas asnjë vrejtje duke dëshmuar kështu që janë respektuar gjitha normat statutore” ka thënë një zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa.

Por edhe nga grupi tjetër që pretendojnë se përfaqësojnë Lëvizjen Besa një kohë më të gjatë në paraqitjet e tyre publike janë shprehur se nuk është me rëndësi partia por siç thonë ata ideja, duke lënë të nënkuptohet se ata një kohë të gjatë janë duke pregatitur përkrahësit e tyre për formimin e një partie të re gjë që nuk pritet mirë në opinionin publik pasi që kjo do sillte edhe më shumë përçarjen e votës shqiptare, përçarje që në zgjedhjet e fundit rezultoi me humbjen e së paku tetë mandateve të deputetëve shqiptarë.

Përndryshe, Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami ka mbajtur mbledhjen e parë të parë të Kuvendit Qendror nga ku u zgjodh edhe Kryesia Qendrore ku mund të vërehen edhe figura të reja që do përfaqsojnë këtë parti.




Be the first to comment

Leave a Reply