E mbani mend? Ishte një grua e pasur, sot nuk përballon dot jetesën




Një modele e popullarizuar dikur, Kate Fischer, sot është larg epitetit të së bukurës, ndërsa kjo nuk është më e keqja.Vetëm një dekadë më parë, Kate ishte një manekine e suksesshme australiane në maje të popullaritetit.

Ajo është e vetëdijshme se i ka pasur të gjitha, mirëpo nuk ka ditur të kujdeset, qoftë për famën apo paratë.

“I shikoj fotografitë e vjetra, dhe kujtoj si e kam pasur botën nën këmbë, ndërsa nuk e kam ditur këtë. Nuk kam pasur vetëbesim.

Nuk e kam ditur se njerëzit më konsiderojnë të bukur. Çfarë humbje kohe”, ka thënë 44-vjeçarja.

Ajo tashmë nuk quhet Kate, por e ka ndërruar edhe emrin pas rënies. Sot emri i saj është Tziporah Malkah dhe mezi mbijeton.

Në vitin 1983, modelja e atëhershme e kishte nisur lidhjen me miliarderin James Packer. Tre vite më pas u martuan, ndërsa u shkurorëzuan në vitin 1998.

Kur i kishte nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit, në xhirollogarinë e saj kishte disa milionë dollarë, ndërsa kishte edhe prona në Los Angeles në vlerë prej afro një milion dollarësh.

Por, në vend se të jetonte dhe të argëtohej me pasurinë që kishte, ajo i humbi disa miliona duke ia besuar të dashurit, i cili vetëm e shfrytëzoi dhe iku.

“Isha shumë e turpëruar”, ka pranuar Kate. Pasi mbeti pa para, u kthye në Australi duke u mbyllur brenda katër mureve dhe duke vuajtur për gjërat që i kishin ndodhur.

Jetonte në një shtëpi për të pastrehët, sepse nuk kishte raporte të mira as me nënën e saj.

Pasi kaloi disa vite në vetmi, Fischer tani e ka gjetur dashurinë, mirëpo situata e saj materiale vazhdon të jetë e keqe dhe mezi ia del të fitojë sa për ekzistencë.




Be the first to comment

Leave a Reply