E ngrënshme’, dedikimi më i ëmbël që aktori i njohur i serialeve i shkruan partneres




Nëse bën një vizitë të rastëssishme në profilet e dy aktorëve të njohur, e para gjë që do të gjesh është një romancë që nuk dihet ku e ka fillimin dhe fundin – një përrallë me elementin e saj të parë: kohën e papërcaktuar. Ashtu duket edhe kjo dashuri, që nuk mbahet mend se kur ka nisur, as kur e ku do ta ketë fundin e saj. Po me siguri, si të gjithë përrallat, fundi është i lumtur.

Për disa vite me radhë, fansat kanë besuar se dy aktorët e telenovelave, Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, kanë pasur mes tyre një histori dashurie. Madje, për partnerët thuhej edhe që po planifikonin dasmën dhe ishin në pritje të një fëmije, lajme që më pas nuk rezultuan të vërteta. Por, e sigurt është që janë bashkë dhe këtë e tregojnë çdo ditë të jetës së tyre.

Që kur Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer e konfirmuan historinë e dashurisë së tyre në shatorin e vitit 2014, dy zogjtë e dashuruar filluan të bëhen edhe më aktivë në mediat sociale duke postuar vazhdimisht foto nga romanca e tyre e ëmbël.

I keni parë fotot e tyre të fundit në plazh? (Në fakt, duket se jetojnë vetëm në plazh)

Nuk ka asnjë dyshim që shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin, aq sa duket se kanë harruar gjithçka nga puna dhe xhirimet, por shijojnë çdo ditë si muaj mjalti.

Pak muaj më parë, mediat spanjolle dhe ato meksikane shkruan se çifti janë duke u bërë gati për dasmë, por as Boyer dhe as Rulli nuk e konfirmuan lajmin. Po ashtu, ka pasur edhe thashetheme të tjera se Boyer është në kërkim të fustanit të dasmës, por në një intervistë për “People” në spanjisht, aktorja mohoi planet për martesë dhe tha se për momentin është duke shijuar dashurinë dhe momentet e bukura.

Fansat i kanë gjithmonë me vete, i komplimentojnë dhe i urojnë për raportin e tyre të ëmbël. Por përveç të gjitha fotove, ajo më e ëmbla, është kjo foto e fundit që Sebastian ka postuar në profilin e tij së fundit me një dedikim special partneres së tij: “Kur them se Angelique Boyer është ëmbëlsira imëe… për këtë e kam fjalën…. Të dua jeta ime”, – shkruan në këtë foto aktori i njohur duke e shoqëruar komentin me emoji dhe zemra.

Çfarë tjetër mund të priste Angelique pas këtij dedikimi?




Be the first to comment

Leave a Reply