E vogla më e pasur në botë: Do vazhdoj të fokusohem në biznes




Kylie Jenner është sipërmarrësja më e vogël në botë, por që gëzon një pasuri marramendëse. Në emisionin e saj më të ri ‘Life of Kylie’, ajo tregoi për të ardhmen.

“Vazhdoj të fokusohem në biznes dhe dua të nis me disa video në Youtube dhe të merrem akoma më tepër me produkte kozmetike. Faktikisht do të sjell koleksione të reja që do jenë fantastike,” – tha 19-vjecarja.

Ndërkohë, dihet se ajo ka faqen e saj online ku shet produkte kozmetike, të cilat shiten brenda pak minutash. Edhe pse e vogël, Kylie tregon se ambicia e saj nuk mbetet këtu dhe do vazhdojë të punojë fort për të arritur atë që do në jetë.




Be the first to comment

Leave a Reply