Edhe Dauti jep dorëheqje nga posti i deputetit, a do ta bëjë këtë edhe Ibrahimi ?




Edhe deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti sot ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë, për shkak të kandidimit të tij në garën për kryetar të Komunës së Tetovës, transmeton Zhurnal.

Ai tha se tani totalisht do të fokusohen në fushatën me qytetarët. Vendin e Dautit në Parlament, pritet ta zë Merale Ferati.

Ndryshe, javë më parë edhe deputeti i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dha dorëheqjen e tij sepse edhe ai është në garë për Komunën e Tetovës.

Ndërsa deputeti tjetër i kësaj Lëvizje, Zeqirija Ibrahimi i cili është në garë për kryetar të Komunës së Çairit, ende nuk e ka parë të rrugës të dorëhiqet nga posti që momentalisht ushtron.




Be the first to comment

Leave a Reply