Edhe Dua Lipa flet për ngacmim seksual




Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa shumë shpejt është bërë emër më vete në industrinë e muzikës.

Megjithatë edhe Dua kujton përvojat e veta të seksizmit në kohën kur po mundohet të bëhej dikush në skenën muzikore, shkruan TopAl News.

Këngëtarja 22 vjeçare, ka thënë se një femër duhet të bëj më shumë se sa muzikë për tu marrë seriozisht.

“Për një artiste femër, për tu marrë seriozisht duhet shumë më tepër sesa të ulësh në një piano ose kitarë, a e dini” ka thënë Dua.

Dua gjithashtu foli për rëndësinë e lëvizjes #MeToo, një hashtag që po përdoret në mediat sociale për të ndihmuar në luftën kundër ngacmimit seksual, veçanërisht në vendin e punës./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply