Edhe një herë tjetër mat, Luana Vjollca në Prishtinë me të dashurin




Pasi u pa disa herë, në disa ambiente, por edhe pas dasmës së Marinës dhe Getit, ku Luana dhe Krenari ishin gjatë gjithë kohës prej dore, modertorja e njohur e Top Channel nuk tha më asgjë. Nuk mohoi dot asgjë. Tashmë edhe udhëtimet Tiranë – Prishtinë, Prishtinë – Tiranë nuk janë më habi për Luanën, madje as për fansat e saj, të cilët e dinë mirë se nuk është vetëm “dashuria e madhe” që ka Luana për Prishtinën, por është i dashuri ai që e tërheq pas vetes.

Luana dhe Krenari janë kapur nga paparacët disa herë në Tiranë, Prishtinë apo edhe në ndonjë udhëtim, gjatë të cilit moderatorja, sado që është përpjekur të fshihet me syze e kapuç, nuk ia ka dalë t’u shpëtojë syve kureshtarë.




Be the first to comment

Leave a Reply