Edhe një tjetër këngëtare shqiptare drejt suksesit ndërkombëtar




Këngëtarja me zërin e veçantë e brilant, Arinda Gjoni do të jetë një tjetër talent shqiptar që do të arrij sukses edhe përtej kufijve shqiptar. Prej disa kohësh, Arinda merret me projekte jashtë Shqipërie, pikërisht në Turqi.

Puna e saj dhe dashuria për muzikën e ka shtyrë të eci e sigurt në planet e të ardhmes. Kohët e fudnit ajo bëri të ditur kontratën më të re muzikore me shtëpinë diskografike “ Siban Babur”, të cilët kanë bashkëpunuar edhe me emra të njohur të muzikës modere.

Kjo kompani do të realizojë këngë në anglisht për këngëtaren dhe do ta promovojë muzikën e saj në Europë dhe më gjerë.

Arinda ka marrë pjesë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Turqi, “Golden Palm Awards”, foto të cilat i ndan me fansat e saj në profilin e saj në Instagram, duke e cilësuar si një nga mbrëmjet më të veçanta për të.

 




Be the first to comment

Leave a Reply