Editorial: Ideja e Besës asnjëherë nuk ka qenë të bashkuar me Menduh Thaçin të ulur në prehërin e Ali Ahmetit!




EDITORIAL/TopAlNews

Editorial: Ideja e Besës asnjëherë nuk ka qenë të bashkuar me Menduh Thaçin të ulur në prehërin e Ali Ahmetit!

 

Ideja e Lëvizjes BESA nuk është ide pazaresh e as ide personale në të cilën disa individë brenda grupacioneve tentojnë që Lëvizjen BESA ta shndërojnë në idenë e PDSH-së.

Ndonëse, Lëvizja BESA nuk doli në skenë për t’u ulur me Thaçin dhe në prehërin e Ali Ahmetit, ajo doli vetvetiu nga kërkesat e popullit dhe për interesat të përgjithshme. Lëvizja BESA është e panënshtruar, ajo e vërteta nuk përulet përpara BDI-së dhe as që mendonte të bashkëpunoi me PDSH-në.

Besa është vlerë, dhe kjo nga disa interesxhinjë është shitur në derën e Qeverisë për t’i relaksuar patronët e tyre që ndër vite thirren shqiptarë dhe fshihen pas petkut antishqiptarë.

Si është e mundur nga kërkesa e RIDEFINIMIT të shtetit, të biesh në kërkesat personale për apetite të patronit! Dallimet e Lëvizjes BESA tani populli shqiptarë i përcepton si të ndara dhe ajo “BESA” e tyre tashmë ka rrënë nga BESA e dhënë kundrejt shqiptarëve, dhe mjaftë mirë opinioni i dallon BESATARËT nga tradhëtarët. Si mund që BESA të konpensohet me një Ministri të pa Kulturuar në bashkëpunik me inkriminues që njihen edhe nga vendet europiane si persona “non grata”.

Sot, dolën nga dera e Qeverisë të hutuar, dhe mjaftë të nëpërkëmbur në pazare mjaftë të ulta ku edhe fjalën ia morri nga goja dhe u sqaroi mediave se vendimet i merr ai, Po po, ne do të jemi në qeveri dhe ju duhet të rini urtë.

Lëvizja BESA i tha kryeministrit se ata nuk janë numra kalkulimesh ata janë vendimarës dhe fjalën e dhënë ndaj popullit do ta mbajnë. Kryeministri Zaev sipas Lëvizjes BESA nuk e ka atë ekskluzivitet të kalkuloi 4 (katër) muaj se a duhet apo jo të kyçet BESA në Qeveri, Lëvizje kjo e cila ka pas vete 60-të mijë votues besatarë dhe rënditet si Partia e katërt në Republikën e Maqedonisë dhe e dyta në bllokun shqiptarë si më e fuqishme në vend.




Be the first to comment

Leave a Reply