Kur ‘’Imendeni’’ bëhet ”Imer” edhe ‘’Ilindenska’’ bëhet ‘’Ilinditase’’ Editorial-TopAlNews
Ka shpërthyer debati menjëherë pas deklaratës së Zoran Zaev për Emrin e ri të Republikës së Maqedonisë ku sipas marrëveshjes që kishte bërë Zaev me Ciprasin, siç thotë Zaev, se të dy janë dakorduar për Emrin e ri të Shtetit si Република Илинденска Македонија, Republika Ilinditase e Maqedonisë, Republic of Ilinden Macedonia.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i historianëve shqiptarë të cilët kritikuan ashpër këtë qëndrim rreth emrit të ri të shtetit ku mes tjerash edhe profesorët universitarë janë ndalur të trajtojnë vetëm formën e përkthyer në shqip Republika Ilinditase e Maqedonisë nga Република Илинденска Македонија.
Emri i ri i shtetit sipas tyre do duhej të ishte i përkthyer si Republika e Maqedonisë së Ilindenit./TopAlNews/
Për ironi të fatit, në kohën e BDI-së përkthyesit janë Artan Grubi dhe Bujar Osmani të ciët u munduan edhe ta mbrojnë qëndrimin nënshtrues e poshtërues ndaj Shqiptarëve duke aluduar në atë se ky emër Ilinditase ka të bëjë me historinë e popullit Shqiptarë dhe se “Ilindeni” ka të bëjë me emrin e kryengritjes shqiptaro-maqedonase kundër perandorisë osmane, deklaratë kjo e cila i tronditi edhe ‘’Osmanlit e Vjetër’’ dhe i ringjalli Jeniçerët.
Edhe në bombat e Zaevit dëgjuam mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit një far Imendeni i quajtur nga Gruevski e që shoku i tijë Ali Ahmeti e përkthente me ndihmën e Artan Grubit si Imer që më pas ta bëjë edhe Nikolla Gruevskin të shperthej në të qeshur. Video:
Abazi si shpeshherë është i skandalizuar, edhe atëhere kur ishte i ledhatuar si ‘’krieplak’’ i platformës shqiptare tani si ‘’Imeri i Ilinditase-s’’.
Kjo BDI me Abaz Gjukën dhe Selfistin e famshëm Artan Grubin është duke folur në emër të shqiptarëve si avokati mbrojtës e në faktë sillet si një djallë shkatërues i shqiptarëve të Maqedonisë.
Pas reagimeve të shumta nga shqiptarët se ky emër është i papranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë, Grubi doli me deklaratë se ky emër me shumë gjasa bie poshtë, por ndryshe nga Grubi Lideri i tijë Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka detaje të tilla./TopAlNews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.