EKSLUZIVE: Mediat e afërta me një parti opozitare në Maqedoni vjellin vrer kundër Komandant Hoxhës!? Ai i përgjigjet përmes “TopAl News”




Xhezair Shaqiri apo ndyshe i njohur si Komandant Hoxha, pas 10 viteve jetë jashtë shtëpisë të tij përfundimisht i bashkohet familjes.

Edhe përkundër kontributit të Komandant Hoxhës në zhvillimet kombëtare dhe pjesmarrjen e tij në luftrat e UÇK-ve qoftë asaj të Kosovës apo edhe të 2001 në Maqedoni, përsëri si duket disa media dhe parti politike shqiptare nuk i janë gëzuar lajmit që Xhezair Shaqiri pas shumë viteve bashkohet me familjen e tij por përkundrazi dy ditë po trumbetohet me lajme që duan të lidhin ish-komandantin e UÇK-së se gjoja ka përkrahur partinë maqedonase LSDM dhe shkaku i kësaj u lejua që të bashkohet me familjen e tij.

Duke pasur parasysh që Xhezair Shaqiri – Hoxha, është një nga nismëtarët e luftës të lavdishme të vitit 2001 dhe një nga udhëheqësit e betejës më të rëndësishme të vitit 2001, asaj të Haraçinës, sot pas 16 viteve të  konflikti në Maqedoni, në momentin kur çdo shqiptar duhet të gëzohet që një figurë kaq e rëndësishme kombëtare që ka sakrifikuar shumë për shqiptarët bashkohet me familjen e tij pa marrë parasysh se kujt i takojnë meritat që Komandat Hoxha përfundimisht lirshëm si gjithë të tjerët të vazhdojë jetën e tij të përditshme pranë familjes, dalin disa media që janë të kontrolluara nga një parti opozitare shqiptare dhe hedhin vrer pikërisht kundër Komandant Hoxhës.

“TopAl News” e kontaktoi Xhezair Shaqirin – Hoxha dhe e pyeti se nga vjen i gjithë ky mllef ndaj tij ai tha se nuk është i befasuar aspak. Normale është  friga e tyre se nuk do ta kenë leht tani pasi kanë bërë dëme dhe tradhëtia  atëher kur ju kemi besiar dhe tani e dijnë që u kanë dal në shesh shumë pisllëqe dhe është e arsyeshme friga e tyre” deklaroi Shaqiri për “TopAl News”. Ai gjithashtu ka edhe një porosi për liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Kam një mesazh për Ali Ahmetin, Zijadin Selën, Bilall Kasamin, Mendu Thaçin, Vesel Memedin, Gzim Ostrenin dhe tjerë: Mos i ndërseni qentë e juaj me komente shpifëse ndaj meje, se pasha Allahun ju do e paguani. As nëpër restorante nuk do të jeni të qetë, që asnjë zagar i juaji nuk do ju mund me ju mbrojtë. Këtu jam une tani, e keni pa tjetër të mësuheni që jam KËTU. Ju vazhdoni kokëulur me zagarët e juaj të diciplinoheni. Nuk dal mo në mal, për qejfin e juaj, qe ju të jeni rahat. Ju vendosni, nëse ndiheni fajtor mos ejani të më vizitoni. Nuk ua jap më atë luks të më dëmtoni. Vazhdoni te luani me popullin e shkretë, por te unë më SHTSHTSHTSHT….” Përfundioi Xhezair Shaqiri – Hoxha mesazhin e tij për liderët shqiptarë.

Poashtu burimet e portalit tonë kanë siguruar informacion se pas këtyre sulmeve mediale kundër figurës të Xhezair Shaqirit qendron edhe një publicist i cili është shumë i afërt me partinë opozitare që kontrollon këto portale informative.

Përndryshe Xhezair Shaqiri – Hoxha, ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë në përbërjen 2002-2006 dhe pas përfundimit të mandatit ndaj atij u shpall fletarest për një rast të montuar, rast i cili e mbajti atë më shumë se 10 vite larg familjes të tij.




Be the first to comment

Leave a Reply