Ekstremistët e djathtë në Parlament, protesta në Gjermani




Ende pa përfunduar procesi i numërimit në Gjermani, me mijëra persona kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në shenjë revolte për rezultatin e zgjedhjeve, jo për të protestuar për fituesin, por kundër forcës së tretë në këto zgjedhje.

Nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë, AfD, arritën një rezultat historik në zgjedhjet e sotme, duke siguruar sipas exit polleve 13.5 % të votave, çka e çon partinë e ekstremit të djathtë për të parën herë në Bundestag dhe si forcë të tretë në Parlamentin gjerman.

Por qartazi futja e tyre në Parlament nuk është vullneti i shumicës gjermane, e nuk kanë qenë të paktë ata që i janë bashkuar marshimit të sotëm, duke mbajtur në duar edhe postara kundër nazizmit.




Be the first to comment

Leave a Reply