ELEM publikon të dhënat në lidhje me tenderin për TEC Manastir




Në lidhje me tenderin për blerjen e rripave të gomës për TEC Manastir dhe me informacionet në publik për pjesëmarrjen e firmës “Feroinvest”, ELEM ka publikuar të dhënat gjatë gjithë procedurës së tenderit.

Nga ELEM informojnë se ankandi i parë publik ka qenë më 3 korrik, ndërsa i dyti më 8 gusht, por të dytë janë kthyer në vlerësim me vendim të Komisionit shtetëror për ankesa dhe shpallje publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për OBRM-PDUKM-në ky është skandal dhe shembull tipik për keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike të vërtetojë përgjegjësinë penale.

Ndërsa kryeministri Zaev duke komentuar tenderin e ELEM-it tha se nuk bëhet fjalë për konflikt interesash, pasi zv.kryeministri Koço Angjushev ka dhënë dorëheqje nga funksionet drejtuese të firmës “Feroinvest”.

Procedura për tender akoma nuk ka përfunduar, ndërsa pritet të ketë edhe një ankand publik për blerjen e rripave të gomave për TEC Manastir.




Be the first to comment

Leave a Reply