Elita Ziberi rikthen hitin “Një histori”




Elita Ziberi ka sjellë versionin e saj të hitit të dikurshëm të “Elita 5”, “Këngët m’i vrave me dashuri”.
Ribërjen e kësaj balade të interpretuar dikur nga babai i saj, Arif Ziberi, e ka titulluar “Një histori”.
Risjelljen e kësaj balade, këngëtarja e re e ka shoqëruar edhe me videoklip të xhiruar nga produksioni Asha.

“Këngët mi vrave me dashuri” është një baladë e interpretuar me zërin e fuqishëm të frontmenit të “Elita 5”, Arif Ziberi dhe e realizuar me mjeshtri nga Nexhat Mujovi – Virusi.

Kënga ishte pjesë e albumit “Si Merlin Monro” të lansuar në vitin 1997.

Elita Ziberi është duke e ndërtuar karrierën e saj si këngëtare, ndërsa i pëlqen të intepretojë këngët e dikurshme të babait të saj.
Për më shumë ajo ka realizuar versionet e saja të disa prej hiteve të viteve të fundit të këngëtarëve te tjerë.




Be the first to comment

Leave a Reply