Elvana Gjata paralajmëron videoklipin e këngës me Poo Bear




Elvana Gjata pak javë më parë “pushtoi” titujt kryesorë në medien shqiptare. Kjo pas rikthimit fuqishëm me albumin e saj në gjuhën shqipe dhe më pas me bashkëpunimin me reperin amerikan, Ty Dolla Sign.

Kënga u pëlqye nga publiku, madje tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja, si MTV në Poloni. Por tani është momenti që për pak do publikohet edhe videoklipi i këngës “Shade” në bashkëpunim me Poo Bear, producentin e famshëm.

Kënga tani është vetëm në versionin audio, por Elvana na paralajmëroi nëpërmjet një ‘insta story’ ku shihet këngëtarja Enxhi Nasufi teksa dëgjon këngën. Ndërsa Elvana shkruan se shumë shpejt do vijë edhe klipi.




Be the first to comment

Leave a Reply