Elvana Gjata rikthehet, këtë herë vetëm për fëmijët




Në finale e madhë të ‘The Voice Kids’ pjesë e surprizave dhe emocioneve të panumërta ishte edhe ngjitja në atë skenë e një prej zërave më të mirë të këngëtareve shqiptare. Elvana Gjata erdhi për herë të parë në skenën e ‘The Voice Kids’ duke sjell këngë e interpretime nga repertori i saj me hitet më të reja.

Elvana po merr suksesin e merituar sin ë vendin e saj edhe jashtë, përtej kufijëve. Si një prej zërave më unik dhe brilant ajo po e zhvillon karrierën e saj në SHBA momentalisht, e cila po spikat mes emrave më të njohur të muzikës dhe artit atje.

Mbrëmjen e kësaj të premte ajo u bashkua me fëmijët, duke u bërë pjesë e kësaj gare për herë të parë duke ofruar mbështetjen e saj dhe duke na dhënë pak informacion për projektet e saj që po zhvillohen në mënyrë perfekte.

Unike dhe me një stil që e karakterizon Elvanën ajo e ndezi skenën me interpretimin e saj edhe pse pak minuta para çmimit të madh të njërit prej fëmijëve konkurues. Ajo gjtihmonë do të kthehet në vendin e saj, pasi këtu ajo ruan gjërat më të shtrenjta dhe ndoshta edhe eksperiencat më të veçanta si kjo.




Be the first to comment

Leave a Reply